AKTUALITET, 28 Tetor 2017, 18:10

Kryemadhi: Kryeministri “Lolo” dha shfaqjen e fundit para se të shkojë në Prokurori

Kryemadhi: Kryeministri “Lolo” dha shfaqjen e fundit para se të

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, tha se Kryeministri Edi Rama dje në mbrëmje në emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit “u shfaq në provën gjenerale të rolit të Lolos”.

“Me pyetje dhe përgjigje të gatuara në kuzhinat e oligarkëve, por me sytë e errur nga frika e provave. Harron se në përballjen finale, nuk jua shkruan dot vetë pytjet prokurorëve”.

STATUSI I PLOTË NË FACEBOOK

“Në përgatitje për premierën e shfaqjes së fundit, Edi Rama u shfaq mbrëmë në provën gjenerale të rolit të Lolos. Me pyetje dhe përgjigje të gatuara në kuzhinat e oligarkëve, klientëve të tij besnikë që të tillë kanë qenë pranë çdo kryeministri. Por me sytë e errur nga frika e provave që e implikojnë edhe atë në zullumet e bandave të trafikut harron që në përballjen finale nuk ja shkruan dot vetë pyetjet prokurorëve. Në atë përballje do të mbajë përgjegjësi vetëm për përgjigjet”.