TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Meta të hapë dosjen!
Kjo është thirrja e ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, në lidhje me trankriptin e mbledhjes të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të kërkuar asaj kohe nga ish-kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, për mosarrestimin e super trafikantit, Kelment Balilit.
Sipas ish-kreut të Shtetit, perifrazimi i qëndrimeve nga Presidenti i Republikës (Nishani) dhe secili prej anëtarëve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare përfshirë edhe ministrit të Brendshëm të asaj kohe (Saimir Tahirit), do të hidhnin dritë më shumë në lidhje me kanabizimin e vendit.
“Unë do të ftoja gjithë gazetarët që të kërkonin trankriptin e asaj mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtar. Kjo pasi besoj që për interesin publik mund të deklasifikohet, për momentin, pasi tani nuk ka më sekret shtetëror dhe shpresoj që administrata e Presidentit të Republikës ta deklasifikojë dhe të bëhet e ditur për opinionin publik”, - tha Nishani, gjatë një interviste të dhënë për televizionin “Channel One”.
Sipas ish-Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, “Reforma në Drejtësi mbetet e rrezikuar".
"Sot më shumë sesa kurrë ka evidentuar faktin sesa e rëndësishme është ruajtja dhe mbrojtja nga kapja politike e mekanizmave të reja dhe institucioneve të reja që do të krijohen dhe individëve të cilëve do t’iu besohet ky proces”., tha ish-ministri i Drejtësise, Bujar Nishani.(d.f/Tpz.al)