TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën nacionale Pogradec-Qafë Thanë, me pasojë plagosjen e dy personave. Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë mjetet tip “Toyota”, me targa AA 336 SB, dhe kamioni me targa 1705 AC.
Për pasojë janë aksidentuar dy shtetasit E. Gj., rreth 26
vjeç, dhe K. Z., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët udhëtonin me mjetin tip “Toyota”.
Të dëmtuarit janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.
TPZ.AL