AKTUALITET, 28 Tetor 2017, 19:25

Rama tregon se kush ia bën pyetjet më të vështira, gazetarët apo...

[gallery ids="13457,13456,13458,13459,13454,13455,13460,13453"]

“Kur dëgjon pyetje të vështira”.

Ky është statusi i Kryeministrit, Edi Rama, që shfaqet i ulur këmbëkryq në shtëpinë enigmatike të tij në foton e radhës së bashku me djalin e tij, Zaho, dhe aludon se është i biri pak më shumë se tre vjeç, ai që i bën pyetjet më të vështira në botë.

Duke njohur stilin e të shkruarit të Ramës, kreu i PS-së kërkon të bëjë ironi me gazetarët që e pyetën ditën kur në Parlamentin shqiptar diskutohej pranimi apo jo i kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. (Tpz.al)