TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Furtunë te Burgjet dhe dërgim për ndjekje penale.
Shkarkohen tetë drejtorë në Lezhë, Tepelenë, Durrës, Rrogozhinë, Berat, Peqin, Sarandë dhe Lushnjë.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, përmes një konference shtypi bëri ditur edhe arsyet e vendimeve ekstreme: “lejim të futjes së narkotikëve; emërime në kundërshtim me ligjin; mosmarrje masash për ushtrim dhune; shpërdorim detyre dhe vendimeve arbitrare dhe me precedentë penalë (ai i Beratit).
“Nuk do të lejojmë më emërime për qoka politike. Jemi një frymë të re në sistemin e burgjeve. Nuk do të lejojmë drejtorë me precedentë penalë. Disa prej tyre do të shkojnë për ndjekje penale, - tha ministrja, që shpalli edhe hapjen e garës për 23 drejtues burgjesh dhe paraburgimi dhe hapjen e burgut më të ri, atë të Shkodrës.
“Deri në emërimin e drejtorëve të rinj, kemi komanduar profesionistë, më të mirë të vendit, me përvojë të gjatë në sistemin e burgjeve”, - tha ministrja Gjonaj. (d.f/Tpz.al)