TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër grua shqiptar viktimë e dhunës.
Ngjarja ka ndodhur në Itali.
Besnik Habiraj, 55 vjeç, u arrestua nga policia e qytezën Piane di Potenza di Montecassiano, në provinën e Maceratës, pasi goditi me një çelës anglez ish-gruan e tij 41-vjeçare, e cila, sipas gazetës italiane, “Secolo d’Italia”, është në gjendje të rëndë shëndetsore.
Habiraj, me profesionin murator, po e priste ish-gruan e tij jashtë një diskoteke, të cilën ajo e frekuentonte me disa shoqe të saj.
Pasi hyri në sallën e diskotekës, gruaja e pikasi, dhe më pas doli jashtë shoqëruar nga një shoqe, por, pikërisht në atë moment, Habiraj hapi bagazhin dhe nxori çelësin anglez për ta goditur pa mëshirë në kokë ish-gruan, duke i bërë çarje të thella në kokë. (d.f/Tpz.al)