AKTUALITET, 28 Tetor 2017, 19:40

Skënderbeu bën detyrën, bie edhe Luftëtari

Skënderbeu bën detyrën, bie edhe Luftëtari

Skënderbeu është shndërruar në një makineri golash dhe fitoresh. “Ujqërit” fituan 2-0 ndaj Luftëtarit, duke siguruar një fitore komode në javën e tetë të Kategorisë Superiore.

Një penallti e fituar nga Xhejms Adeniji në minutën e katërt u kthye në gol nga Sabien Lilaj, që u tregu i saktë përballë portierit Ruçi.

Pas një kombinimi të bukur me nigerianin Xhejms Adeniji, kosovari Gavazaj realizoi në minutën e 80-të golin që vulosi fitoren,.

Me këtë fitore Skënderbeu u dha një sinjal Kukësit dhe Partizanit, që nesër kurrsesi nuk duhet të gabojnë ndaj Vllaznisë dhe Flamurtarit. (d.f/Tpz.al)