AKTUALITET, 5 Mars 2018, 17:57

VIDEO/ Grabitet në pak sekonda supermarketi në Kamëz, të armatosur dhe...

VIDEO/ Grabitet në pak sekonda supermarketi në Kamëz, të

"BalkanWeb" ka siguruar videon nga grabitja e një supermarket në Kamëz pak ditë më parë. Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet se si tre persona të maskuar dhe të armatosur hyjnë brenda në dyqan dhe nisin të kontrollojnë që nga arka dhe në të tjera ambiente.

Ndërkohë, grupit i bashkohet edhe një tjetër person, ndërsa ata kthehen disa herë në dyqan për të marrë sende të ndryshme. Ngjarja në fjalë ndodhi në 19 shkurt gjatë natën në dyqanin e shtetasit me inicialet E.N.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se ka dyshime që bëhet fjalë për të njëjtin grup që tentoi të grabiste edhe një bankë të nivelit të dytë në autostradën Tiranë-Durrës.

NJOFTIMI PËR NGJARJEN

Më datë 19.02.2018, gjatë natës, në Kamëz, kanë vjedhur dyqanin të shtetases E.N, vjeç 36, banuese në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/2 i Kodit Penal.