TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mëngjesin e sotëm kryeministri publikoi një video, përmes së cilës kërkonte të tregonte se ishte në krahë të famijëve romë dhe se ata tashmë po vaksinoheshin. Pas këtij momenti ka reaguar kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Petrit Vasili, i cili e quan shkollëpak dhe thotë se me publikimet e tij është duke na turpëruar.
Me një shënim në Facebook, Vasili shkruan se Rama nuk di çfarë thotë.
Ja çfarë shkruan Petrit Vasili në Facebook:
Shkollëpaku flet edhe për vaksinat.
Shpjegojani shkollëpakut që Shqipëria ka qenë vend lider për vaksinimin në gjithë Ballkanin, prandaj edhe princesha Matilde sot mbretëreshë e Belgjikës erdhi në 2012 për ta promovuar këtë sukses të Shqipërisë dhe për ta bërë shembull për gjithë rajonin, në emër të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Thuajini të mos flasë më ky kryeministër injorant se po gajas dynjanë, por edhe po ja nxin faqen Shqipërisë./TPZ.AL