AKTUALITET, 26 Janar 2018, 11:27

Detaje të reja, Aldison Belulaj në koma të pakthyeshme

Detaje të reja, Aldison Belulaj në koma të pakthyeshme

Kur kanë kaluar disa ditë nga vrasja makabër e 21-vjeçares para portës së Fakultetit të Mjekësisë, gjendja e autorit është e pandryshueshme. Mjekët kanë nxjerrë të tjera detaje  për gjendjen shëndetësore të Aldison Belulajt.

Gjendja e 23-vjecarit vijon të jetë e rëndë dhe sipas mjekëve kemi të bëjmë me një koma të pakthyeshme, ndërsa i riu mbahet në jetë me aparatura.

Ndërkohë të pyetur për mundësinë e transportimit jashtë Shqipërisë të pacientit, bluzat e bardha shprehen se për këtë rast nuk është nevoja për shkak të gjendjes së rëndë të 23-vjeçarit./TPZ.AL