TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Do të nis së shpejti ndërtimi i aeroportit të Vlorës. Gjatë seancës së djeshme në Kuvend u miratua shqyrtimi me procedurë të përshpejtuar për kontratën e aeroportit të Vlorës.
Duke qenë se është fjala për koncesion kërkohej ligj i posaçëm, i cili kaloi me shumicë të thjeshtë mbrëmjen e djeshme në Kuvend.
Një konsorcium turk ka paraqitur ofertë për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Mësohet se tri kompanitë turke, të grupuara në një konsorcium, do të investojnë rreth 90 milionë euro për të ndërtuar aeroportin./TPZ.AL