AKTUALITET, 26 Janar 2018, 10:59

Aksident në Rrugën e Kombit, plagosen 5 persona

Aksident në Rrugën e Kombit, plagosen 5 persona

Pesë persona kanë mbetur të plagosur gjatë ditës së sotme si pasojë e një aksidenti të ndodhur  në Rrugën e Kombit, në afërsi të Fushë-Dukagjinit.

Makina me të cilin udhëtonin 5 personat ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Të lënduarit mësohet se janë transportuar menjëherë për në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes./TPZ.AL