AKTUALITET, 26 Janar 2018, 10:05

Puna sezonale në Itali, nis përgatitja e kërkesave për 18 mijë punonjësit

Puna sezonale në Itali, nis përgatitja e kërkesave për 18

Në portalin e Ministrisë së Brendshme, ka nisur përgatitja e të dhënave për të gjithë të  interesuarit pë një punë në Itali. Kërkesat do të regjistrohen nga 31 janari. Në thuhet edh es ekush mund të përfitojë dhe kush mund të paraqesë kërkesë.

Ndërmarrjet bujqësore, restorantet, hotelet. Janë sipërmarrësit e këtyre ndërmarrjeve ata që mund të përfitojnë nga 18 mijë kuotatpër të sjellë në Itali punonjës sezonalë jokomunitarë me dekretin e flukseve 2018.

Nga 24 janari 2018  këto ndërmarrje mund të përgatisin kërkesat e punësimit në portalin e ministrisë së Brendshme https://nullaostalavoro.dlci.interno.it, personalisht apo me ndihmën e një shoqatë të kategorisë. Duhet të përpilojnë formularin C - “Kërkesë autorizimi për punë të varur sezonale”dhe ta ruajnë. Për të nisur kërkesat duhet pritur e mërkura e ardhshme, 31 janar.

Punonjësit sezonalë mund të thirren nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia Mali i Zi, Serbia, Algjeria, Bosnja-Herzegovina, Korea, Bregu i Fildishtë, Egjipti, El Salvadori, Etiopia, Filipinet,  Gambia,  Gana,  Japonia,  India, Mali,  Maroku,  Mauricius,  Moldova,  Nigeri, Nigeria, Pakistani, Senegali, Sri Lanka, Sudani, Tunizia, Ukraina.

Për më tepër, 2.000 kuota nga 18 mijë të këtij dekreti, shkruan shqiptariitalise, u rezervohen punonjësve që janë thirrur për të bërë punë sezonale në Itali, të paktën njëherë në pesë vjetët e fundit dhe për të cilët punëdhënësit mund të paraqesin kërkesa autorizimesh shumëvjeçare. Kjo do t’u lejojë ndërmarrjeve t’i sjellin në Itali vitet e ardhshme sapo të kenë nevojë për ta, pa pritur një  dekret fluksesh./TPZ.AL