AKTUALITET, 26 Janar 2018, 10:29

Tregtonte mish në kushte skandaloze, bllokohet dyqani në Yzberisht/FOTO

Një dyqan tregtimi mishi, prej 6 vitesh ushtronte aktivitet në Yzberisht, pa asnjë dokument ligjor dhe në kushte të frikshme në lidhje me sigurinë ushqimore, është mbyllur nga AKU.

Inspektorët e AKU zbuluan dyqanin që tregonte mish ilegalisht, pa NIPT, duke konfiskuar mjetet e punës, 3 frigoriferë, si dhe ndaj pronarit të tij tij u vendos një gjobë në vlerën e 300.000 lekëve. Po ashtu, u konfiskua dhe një sasi mishi qingji. Madje, ky subjekt, në mënyrë ilegale, therte kafshë në pjesën e pasme të dyqanit.

AKU bën me dije të gjithë Operatorët e Biznesit Ushqimor, që aksionet janë të përditshme, në të gjithë sektorët, prodhim, tregtim, apo importim të produkteveë ushqimore, derisa standadet e sigurisë të arrijnë nivelet e duhura.

Ndërkohë, AKU iu bën thirrje konsumatorëve, të jenë të kujdesshem në blerjet e tyre, të mos konsumojnë mish apo produkte të tjera që nuk mbahen e tregtohen në kushte oprimale, që garantojnë sigurinën ushqimore./TPZ.AL

27067163_1533811456701164_5586077956405726770_n26992664_1533811363367840_8584337197808095702_n27067838_1533811366701173_4826442664870086714_n19598635_1533811313367845_7158490964871755158_n26994182_1533811296701180_1550702285136601279_n27072976_1533811293367847_7333994302439230549_n26907266_1533811246701185_9166021854624940800_n27072665_1533811240034519_6568002795008615223_n26992224_1533811243367852_2134002948554253691_n