AKTUALITET, 26 Janar 2018, 08:49

FOTO/Familja e Aldisonit mesazh ndjese te vendi ku u vra Ariela

FOTO/Familja e Aldisonit mesazh ndjese te vendi ku u vra Ariela

Familja e Aldison Belulaj, djalit 23-vjecar që qëlloi për vdekje mbi 21-vjeçaren, Ariela Murataj, nuk u lejua në ceremonin mortore.  Por pjestarë të familjes Belulaj kanë qenë në vendin e krimit, dhe kanë vendosur lule.

“Ariela Murati. Shpirti jot u prehtë në paqe. Ngushëllimet më të thella dhe keqardhje u shprehim familjarëve të tu. Nga familjarët Belulaj”.

Mes dy familjeve duket se tashmë është ngritur një mur i madh. Familja e Arielës në një rrëfim për mediat pati treguar se ata u prenë në besë nga familja e Aldisonit, të cilët i kishin premtuar se vajzës së tyre nuk do tu prekej as edhe një qime floku./TPZ.AL