TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dënimi është dhënë një ditë më parë për një 28-vjeçar shqiptar nga ana e gjykatës së Luganos në Zvicër.
Siç bëjnë të ditur mediat vendase, 28-vjeçari, emri i të cilit nuk është bërë publik, ishte kapur duke transportuar 10 kilogramë heroinë për llogari të personave të tjerë.
Prokuroria kishte kërkuar 5 vite e gjysmë burg, por gjykata kishte dhënë vetëm 5 vite. Shqiptari ishte kapur me 5 kg heroinë në muajin korrik të vitit të kaluar. Ai kishte treguar për policinë se ishte hera e 3-të që kishte udhëtuar me drogë për në Zvicër, duke transportuar drogën për llogari të një shqiptari tjetër.
Në total ai kishte transportuar 10 kilogramë heroinë. Për çdo rrugë paguhej nga 3 mijë euro./TPZ.AL