AKTUALITET, 26 Janar 2018, 11:50

Aksidentohet një minator në galeritë e Bulqizës, bie në 20 metra thellësi

Aksidentohet një minator në galeritë e Bulqizës, bie në

Galeritë e minierës në Bulqizë shpesh janë bërë shkak i aksidenteve fatale për punonjësit. Një tjetër aksident në punë ka ndodhur ditën e sotme.

Një minator është rrëzuar në galerinë numër 14 dhe ka rënë në 20 metra thellësi.

Aktualisht, ende nuk dihet gjendja e minatorit  Naim Gjoka 54 vjeç, por mësohet se drejt Bulqizës është nisur helikopteri i urgjencës për ta transportuar drejt Tiranës./TPZ.AL