AKTUALITET, 26 Janar 2018, 12:24

Një ditë para protestës, Basha takim me aleatët dhe Kryemadhin

Një ditë para protestës, Basha takim me aleatët dhe

Ndërsa janë në përgatitjet e fundit për protestën e nesërme, Lulzim Basha ka mbledhur sot në mesditë, aleatët e tij. Në takim ndodhet edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, shoqëruar nga deputeti Petrit Vasili.

Lideri i demokrateve ka deklaruar se opozita ka një strategji për protestën e së shtunës dhe një hallkë e rëndësishme është edhe reagimi i qytetarëve.

Në një lidhje live për emisionin “Opinion” në Tv Klan dje, Basha u shpreh se në fjalimin që do të mbajë përpara protestuesve, do t’u kërkojë që të marrin fatet e tyre në dorë./TPZ.AL