AKTUALITET, 26 Janar 2018, 12:05

Ekstradimi i Nezar Seitit, Arta Marku nis verifikimin e institucioneve përgjegjëse

Ekstradimi i Nezar Seitit, Arta Marku nis verifikimin e institucioneve

Prokuroria e Përgjithshme njofton se do të bëjë verifikimin e të gjitha hallkave të cilat lejuan ekstradimin e “financierit “të grupit Habilaj drejt Italisë, për të vuajtur dënimin.

Mësohet se do të verifikohet Prokuroria e Krimeve të Rënda. Por pjesë e verifikimit pritet të jetë edh eMinistria e drejtësisë.

Ndaj Setiti ishte caktuar masë sigurimi nga Gjykata e Krimeve të Rënda në arrest me burg, si pjesë e një procesi hetimi nisur për llogari të drejtësisë shqiptare.

Ndërkohë që njëkohësisht ishte i kërkuar nga Prokuroria e Cattanias si pjesë e grupit të trafikut të drogës që kryesohej nga Moisi Habilaj.

Çfare tha dje Ministria e Drejtesise

Dje pas lajmit, reagoi zyrtarisht Ministria e Drejtesise. Sipas saj, vendimi është marrë në përputhje me vendimin e Gjykatës së Tiranës, që i hapi rrugë ekstradimit të tij, më datë 29 dhjetor të vitit të kaluar. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme dhe as Gjykata nuk e kishin njoftuar se Nezar Seiti ishte në hetim, apo kishte ndonjë pengesë tjetër ligjore për ekstradimin e tij./TPZ.AL