AKTUALITET, 5 Prill 2018, 10:34

VIDEO/Basha: Jam në krahë të qytetarëve deri në rrëzimin e Ramës

VIDEO/Basha: Jam në krahë të qytetarëve deri në

Basha nga Vora i ulur në mes të rrugës tha se protesta është e qytetarëve. Sa për policinë Basha tha se ajo është e privatizuar nga Edi Rama dhe do t’i kththet popullit. Protesta tha Basha është e ligjshme dhe se nuk do të kërkojnë kurrë leje për një protestë të ligjshme. E paligjshmë sipas tij është qeveria e Edi Ramës.

Në këtë protest krei i PD-së tha se ka dalë me bashkëshorten, ndërsa nëse do të jetë apo jo paqësore protesta, ai tha se për këtë duhet të pyeten qytetarët.

“Unë jam në krahë të tyre”, tha ai.

Basha iu referua edhe ditës së djeshme ku më shumë se 1 mijë policisë rrethuan gjykatën duke bllokuar edh elëvizjen në kryeqytet.

Më pas foli për qeverinë dhe elementët kriminalë që sipas tij mbrohen nga Edi Rama. “Shkoni shikoni shtëpinë e Sajmir Tahirit dhe kryekriminalëve të tjerë dhe shikoni shtëpitë e kuksianëve dhe qytetarëve të tjerë. Drejtësia e Ramës fut popullin në burg”, tha Basha.

Më pas ai tha se do të shihen të gjith aalternativat për të rrëzuar qeverinë Rama,  përfshi këtu dhe djegien e mandateve./TPZ.AL

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/10156196790159909/