TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fronti opozitar pritet të nis aksionin e paralajmëruar për bllokimin e disa akseve kryesore. Qytetarët kanë mbërritur në të gjitha pikat e përcaktuara. Në Vorë janë vendosur deputetët e Tiranës, në krye të tyre do të jetë kreu i Partisë demokratike Lulzim Basha. Në Çermë, deputetët e Durërsit dhe të jugut, në krye Enkelejd Alibeaj.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi do të jetë në Elbasan. Tek rrethrrotullimi i Milotit, janë vendosur deputetët e veriut.
Policia e Shtetit është shprehur se nuk ka kërkesë për leje për bllokimin e rrugëve dhe për këtë arsye Ministri Fatmir Xhafaj, ka paralajmëruar ndëshkimin e çdo personi që do të shkelë ligjin.
PD dhe LSI nuk kanë marrë leje me justuifikimin se kjo protestë është e qytetarëve dhe nuk ka nevojë për leje. Rrugët do të bllokohen deri në orën 13:00./TPZ.AL