TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-presidenti Ilir Meta do të vijojë të qëndrojë në burg, pasi GJKKO ka rrëzuar kërkesën e tij për ndryshim të masës së sigurisë.
Kërkesa e paraqitur nga mbrojtja e Metës synonte zëvendësimin e masës së “arrestit në burg” me një masë më të butë sigurie.
Ndërkohë, një ditë më parë, Metës iu pranua kërkesa për të lënë kafazin e qelqtë dhe të qëndrojë pranë avokatit të tij gjatë seancës.
Ndryshe nga Apeli që për çështjen e saj, Saida Dollani i tha dil nga kafazi, edhe këtë kërkesë GJKKO e refuzoi.
Ilir Meta ndodhet në paraburgim prej tetorit 2024, ndërsa ndaj tij SPAK ka ngritur akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, në kuadër të hetimeve që lidhen edhe me aktivitetin e tij dhe atë të bashkëshortes, Monika Kryemadhi.
Meta i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, ndërsa procesi penal ndaj tij vijon në Gjykatën e Posaçme.