TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka komentuar aksionin e sotëm të opozitës, për bllokimin e akseve rrugore. Kryemadhi u shpreh se shqiptarët duhet të marrin fatet e tyre në dorë dhe të rrëzojnë "kryeministrin e drogës".
"Kemi dalë të ndërgjegjësojmë kryeministrin e drogës Edi Rama, i cili duhet të tërhiqet nga TVSH-ja për biznesin e vogël, nga Rruga e Kombit, nga rritja e çmimit të ujit dhe çdo vjedhje që u bën shqiptarëve. Shqiptarët do të marrin fatet e tyre në dorë dhe të largohen nga kjo situatë e tmerrshme. Të gjithë pagat e shqiptarëve shkojnë për xhepat e oligarkëve."
Kryemadhi u shpreh se në Shqipëri është instaluar diktatura e drogës e cila varfëron qytetarët.
"Është instaluar diktatura e krimit dhe drogës që varfëron qytetarët. Çdo republikë e drogës ka patur vetëm pesë veta të pasur dhe pastaj të gjtihë të varfër. Sot shqiptarët të marrin fatet e tyre ne dorë."
/TPZ.AL/