AKTUALITET, 5 Prill 2018, 09:16

Gjyqtarja Vitore Tusha kalon Vettingun, KPK: Figura e saj e pastër

Gjyqtarja Vitore Tusha kalon Vettingun, KPK: Figura e saj e pastër

Gjyatqrja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha ka kaluar Vettingun. Nga verifikimi që iu bë kësaj gjyqtare si nga ana profesione, morele si dhe deklarata e pasurisë, nuk ka dalë asnjë element i dyshimtë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  konfiron në detyrë gjyqtaren e Gjykatës Kushtuese Vitore Tusha. Seanca e dëgjimit për gjyqtaren u mbajt ditën e djeshme. Ndërkohë vetëm sot paradite trupi gjykues i KPK-së shpalli vendimin.

Mësohet se gjyqtares Tusha i ka përfunduar mandati. Tusha është e dyta gjyqtare që kalon në KPK. Ajo do të qendrojë në detyrë deri në zëvendësimin e saj.

Më parë gjyqtari Fatos Lulo nuk e kaloi Vettingun, për shkak se nuk justifikoi shumën e parave të grumbulluara në llogarinë e tij si dhe një banesë të blerë në Kanada. Vendimi i KPK-së për këtë gjyqtarë është apeluar nga avokati Ardian Visha./TPZ.AL