TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Barcelona hodhi një hap të sigurt drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve, pas fitores bindëse 4-1 ndaj Romës në “Santiago Bernabeu” në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve. Sa për kujtesë, me të njëjtën rezultat fitoi dje Reali i Madridit ndaj Juventusit në Torino.
Barcelona e mbylli pjesën e parë në avantazh 1-0. Golin e vetëm e realizoi Daniele De Rosi, një autogol klasik, aq sa italiani duket se harroi se po e çonte topin në portën e tij në minutën e 38-të.
Sërish një autogol i Romës në favor të Barcelonës, por kësaj radhe Manolas (55’). Goli i tretë i katalansve mban firmën e mbrojtësit Pike(59’).
Edin Xheko shënoi golin e vetëm të Romës, atë 3-1, në minutën e 80-të, por shtatë minuta më pas, Luis Suarez blindoi rezultatin 4-1.
LIVE BARCELONA-ROMA 4-1
38′ (ag) De Rosi, 55′ (ag) Manolas, 59′ Pike, 87′ Suarez / 80′ Xheko