AKTUALITET, 5 Prill 2018, 08:57

Rrugët që bllokohen sot nga opozita dhe paralajmërimi i policisë për arrestime

Rrugët që bllokohen sot nga opozita dhe paralajmërimi i

Sot nis mosbindja civile nën drejtimin e opozitës. Mijëra qytetarë nga i gjithë vendi janë thirrur për t’iu bashkuar kësaj proteste. Opozita ka vendosur të pozicionohet në katër akse kryesore, duke bllokuar kështu qarkullimin e automjeteve.

Nga ora 10:00 deri në orën 13:00 disa nga akset më kryesore të Shqipërisë, do të jenë të bllokuar.

Qytetarët të mbështetur nga PD dhe LSI do të bllokojnë kryqëzimin e Milotit i cili lidh Tiranën me Shkodrën, por edhe Rrugën e Kombit me Tiranën dhe Durrësin.

Po ashtu, opozita ka vendosur që pjesë e kësaj bllokade të jenë edhe kryqëzimi i Çermës në Lushnje që bllokon lëvizjen në jug të vendit, kryqëzimi i Vorës dhe kryqëzimi i Bradasheshit në Elbasan.

Lidhur me protestën e PD-së, Policia e Shtetit doli në një deklaratë për mediat, e cila i bëri thirrje qytetarëve të mos marrin pjesë pasi do të përballen me ligjin.

Po ashtu, policia e Shtetit bëri me dije se protesta në fjalë është e paligjshme, pasi opozita nuk ka marrë leje, dhe për këtë, ajo do të marrë masa ligjore të ashpra ndaj organizatorëve, deri në arrestimin e tyre./TPZ.AL