TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se mbështet protestën e kuksianëve për taksën e lartë në Rrrugën e Kombit. Sipas Ndreut, kuksianët kanë të drejtë të protestojnë por nuk duhet ta bashkojnë protestën e tyre, me interesat e Lulzim Bashës.
"Protesta e ligjshme e kuksianeve nuk duhet te perdoret nga matrapazet qe e vodhen dhe e degraduan ate rruge. Kam mbeshtet dhe do mbeshtes cdo kuksian qe proteston per taksen e larte, sepse ka te drejte.Por qeveria po merret seriozisht me evidentimin e atyre qytetareve qe jane perdorues te shpeshte te rruges qe te kene tarifa te uleta. Kjo do ndodhe patjeter. Por cfare kerkojne keta qe duan mosbindje civile ? Pse nuk kthejne se paku 230 milion dollare qe i zhduken dhe e lane rrugen per faqe te zeze ?! Kuksianet me te cilet u rrita dhe qe i dua aq shume per burrrerine e besnikerine, nuk kane se si te bashkojne kerkesat e tyre me intereat e Lul Bashes apo kujdo tjeter. Kthejini Kukesit dhe shqiptareve parate qe ju vodhet, pastaj dukuni per mosbindje civile ! Ndersa qeveria te ule taksen per qytetaret qe e perdorin shpesh e qe banojne ne Kukes !"
/TPZ.AL/
