TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka nisur aksioni i opozitës për bllokimin rrugëve në mbarë vendin. Rruga e parë që është bllokuar nga qytetarët është rruga dytësore në Vorë. Protestuesit kanë dalë përpara makinave, duke bërë të pamundur qarkullimin e mjeteve. Ende nuk ka patur reagim të policisë. Mësohet se në Vorë gjenden edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha dhe deputetë të tjerë të opozitës.
Kujtojmë që Policia e Shtetit doli dje me një deklaratë zyrtare, ku paralajmëronte organizatorët e protestës se do të përballen me ligjin, për shkak se ky aksion është një tubim i paligjshëm.
/TPZ.AL/