AKTUALITET, 5 Prill 2018, 08:36

Opozita në protest, Kuvendi mblidhet në orën 10:00, Ruçi refuzon shtyrjen e seancës

Opozita ditën e sotme ka lajmëruar se në orën 10:00, pikërisht kur është vendosur të mblidhet seanca e Kuvendit, të jetë në protest. Ka thirrur popullin në mobindje civile. Katër akse kryesore do të bllokohen nga ora 10: deri në 13:00.  Por Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ka vendosur  të mblidhet si zakonisht sot në orën 10:00 në seancën e përjavshme, siç njoftohet së paku në faqen zyrtare të institucionit, duke mos marrë parasysh kërkesën e frontit opozitar.  Njoftimi tregon se kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi e ka refuzuar shtyrjen e seancës për 8 orë më vonë, siç i është kërkuar nga opozita.

Opozita paraditen e sotëm do të jetë në krye të protestave, të aksionti të saj për mosbindje dhe ka planifikuar bllokimin e disa akseve rrugore nacionale./TPZ.AL

Në Kuvend ndërkohë do të diskutohet një axhendë dite sipas këtij rendi: