TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Krimi ka goditur sërish në familje. Statistikave të shumta të vrasjeve brenda në familje i është shtuar edhe ajo e një gruaje në një fshat të Kukësit.
Mësohet nga burime të policisë se një 76-vjeçar në fshatin Borie të Kukësit ka vrarë me sëpatë gruan e tij, mbrëmjen e së mërkurës. Më pas, autori, i quajtur Adem Tale, është larguar nga banesa.
Policia, e njoftuar për ngjarjen, ka nisur hetimet dhe kërkimin e autorit.
Nuk dihen shkaqet që e çuan atë në aktin makabër./TPZ.AL