AKTUALITET, 12 Tetor 2017, 12:31

VIDEO/ Arrestohen hajdutët e makinave, 3 laçianët që ishin bërë tmerr i kryeqytetit

VIDEO/ Arrestohen hajdutët e makinave, 3 laçianët që ishin

 

Policia e Tiranës njofton se janë arrestuar 3 shtetas nga Laçi, të cilët vidhnin automjete duke i hapur me çelës universal.

Policia bën me dije se janë arrestuar shtetasit:

• -Leonard Isufi (Noka), 28 vjeç, banues në Laç

• -Izmir Çelmeta (Seli), 25 vjeç, banues në Laç

• -Gazmir Seli, 33 vjeç, banues në Laç

VIDEO: 

[video width="576" height="320" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/10/video-makinat-.mp4"][/video]

 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 01:00, të datës 11.10.2017, Shërbimet e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr 3, në vendin e njohur si “Foto Janku”, kanë konstatuar në flagrancë shtetasit Izmer Çelmeta dhe Leonard Isufi , duke tentuar të vjedhin me thyerje, automjetin e markës BMW seria 3, në pronësi të shtetasit A. K.

Gjatë kontrollit fizik në momentin e kapjes nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

• Një kaçavidë.

• Një sharrë hekuri.

• Një pult automjeti e markës BMW.

• Një aparat elektronik “EDILOCK” (i cili dyshohet se shërben për çkodimin e çelësit të kuadrit të automjeteve).

• Nje çip elektronik çkodimi.

• Dy aparate telefonik

Nga veprimet hetimore është mësuar se këta dy shtetas pasi bënin hapjen e automjeteve, përdornin aparatin elektronik “EDILOCK” për të bërë kodimin e një çelësi universal me qëllim arritjen e ndezjes së automjetit. 

TPZ.AL