AKTUALITET, 13 Nëntor 2017, 11:17

Vetingu te Krimet e Rënda, në filtër dosjet e dy gjyqtarëve, kandidatë të KLGJ (Emrat)

Vetingu te Krimet e Rënda, në filtër dosjet e dy gjyqtarëve,

Dy kandidatë janë përzgjedhur për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas shortit të hedhur sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Bëhet fjalë për gjyqtarët Dritan Hallunaj e Nertina Kosova, 10 dosjet e të cilëve kanë kaluar në skaner.

Në garë ishin 9 gjyqtarë, por në fund janë përzgjedhur vetëm dy gjyqtarë të marrë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Shorti është hedhur pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në prani të komisionerëve të Vettingut. /TPZ.al/