AKTUALITET, 13 Nëntor 2017, 11:07

Një hajdut pulash do të bëhet deputet, Dokle rrëfen në një libër paradokset alla shqiptare

Një hajdut pulash do të bëhet deputet, Dokle rrëfen në

Një hajdut pulash që kërkon të bëhet deputet. Një oborr shtëpie i zbrazur nga njerëzit e i mbushur nga ferrat. Një arkivol emigranti që qahet nga familja e gabuar.

Këto janë disa nga paradokset e Shqipërisë së tranzicionit që vijnë në romanin  “Lulet e skajbotës” të ish-deputetit socialist, Namik Dokle.

Përmes satirës, Dokle kërkon të nxjerr në pah realitetin dramatik të vendit, ku ka pak hapësira për njerëzit e moralshëm dhe të arsimuar.

Duke folur në një intervistë për “Report TV” Dokle thotë se “Ka edhe personazh në libër që, siç e kam thënë nga hajdut pulash bëhet biznesmen i madh dhe nga biznesmen i madh synon të bëhet deputet, edhe pse ka diplomën e universitetit dhe përgatitet për kandidat shkencash ndërkohë që nuk ka dëftesën e tetëvjeçares”. /TPZ.al/