TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, e ka nisur ditën e sotme me postimin e disa fotografive nga Parku Kombëtar i Divjakës. Konkretisht, Rama ka postuar foto nga një shëtitore që përshkon parkun.
Megjithatë pak ditë më parë, koalicioni i organizatave mjedisore, organizoi një forum ku ngriti alarmin për shkatërrimin e Parkut të Divjakës, nga planet për ndërtimin e një resorti gjigand. Projekti i kompanisë "Mabetex" parashikon ndërtimin e 2300 apartamenteve, disa hoteleve, rreth 270 vilave dhe objekteve të tjera ndihmëse. Gjithashtu BIRN raporton se në këtë resort do të ndërtohet edhe një pistë për ulje-ngritjen e helikopterëve.
Profesor Ferdinand Bego, nga universiteti i Tiranës, u shpreh se ndërtimi i resortit turistik prish ekosistemin dhe se zona e Karavastasë "është e lidhur dhe e pandashme".
Duke qenë se projekti për ndërtimin e këtij resorti po shqyrtohet nga qeveria shqiptare, është koha që kryeministri Rama ta tregojë me vepra, dashurinë e madhe që ka për këtë park, të cilën e shpreh herë pas here me foto në facebook, por e ka të pamundur ta shprehë me refuzimin e projektit për betonizimin masiv dhe të pakuptimtë të tij.
/TPZ.AL/
[gallery ids="19751,19752,19753,19750,19757,19755,19756"]