AKTUALITET, 13 Nëntor 2017, 10:24

BBC reportazh për fëmijët shqiptarë të ngujuar prej gjakmarrjes

  Andrew Hosken dhe Albana Kasapi - BBC / Përgatiti: TPZ.AL 

Thonë që hakmarrja është një pjatë që serviret më mirë e ftohtë dhe në Shqipëri serviret vërtetë e ftohtë. Mosmarrëveshjet e njohura si gjakmarrje, mund të shtrihen gjatë disa brezash, duke përfshirë në to pasardhës të cilët nuk kanë aspak të bëjnë me ngjarjen e hershme.

Edhe pse ka një histori të gjatë, gjakmarrja mbetet e pranishme sot, në 68 familje në zonën e Shkodrës, në veri të Shqipërisë, të cilat nuk mund të lënë shtëpitë për shkak të saj.

Ne vizituam Nikon, një djalë 13-vjecar, në fshatin e tij të vogël në veri të Shqipërisë. Niko thuhet se është “në gjak”, ose me fjalë të tjera, nën rrezik për jetën për “krime” që supuzohet të jenë kryer para se ai të lindte.

Niko jeton me gjyshërit e moshuar dhe është në rrezik sa herë që del nga shtëpia. Dhjetra familje të tjera në veri të qytetit të Shkodrës në Shqipëri, gjithashtu jetojnë nën arrest shtëpie të vetë-imponuar nga frika për jetën e tyre.

Me mësuesen e tij Liljana Luani, ne shkuam për të vizituar Nikon në komunitetin e tij të izoluar. Zonja Luani është e specializuar për të mësuar fëmijët “në gjak”  në shtëpitë e tyre. Gjakmarrja nuk lejon që ata të dalin nga shtëpia as për të vajtur në shkollë.

Rregullat e gjakmarrjes janë të pranishme prej vitesh në një libër rregullash të quajtur ‘Kanun”, që daton në shekullin e 15-të. Kanuni ndihmoi në sjelljen e rregullit, në jetët e fiseve në veri të Shqipërisë, vecanërisht gjatë përfshirjes në Perandorinë Osmane.

Gjakmarrja Shqiptare

  • “Gjakmarrja” do të thotë të marrësh gjak. “Hakmarrja” është detyrimi për të marrë jetë për një të keqe të mëparshme, për të ruajtur nderin.
  • Ligjet e pashkruara që rregullojnë gjakmarrjen datojnë që në epokën e Bronzit. Kanuni vetë daton në fund të shekullit të 15-të.
  • Kanuni ndahet në 12 seksione dhe ka shërbyer si rregullore për fiset në veri të Shqipërisë.
  • 1945-1991: Diktatura Komuniste i dha fund Kanunit dhe kodit të nderit. Pjesëmarrësit në gjakmarrje ekzekutoheshin ose dërgoheshin në kampe pune.
  • 1997: Kriza ekonomike e shkaktuar nga skemat piramidale çoi në çrregullim masiv të shoqërisë. Kanuni rikthehet.
  • Qeveria Shqiptare reformon institucionet shtetërore dhe gjykatat me shpresë se kjo do të sjellë uljen e numrit të vrasjeve për gjakmarrje.
  • Policia arreston dhe heton pjesëmarrësit në gjakmarrje duke sjellë përgjegjësit para gjykatave. 

Por Zonja Luani that se shpesh Kanuni abuzohej nga të përfshirët në gjakmarrje.

“Nëse do të ndiqnin rregullat e Kanunit….ata nuk do të vrisnin fëmijët apo gratë. Por sot nuk po ndiqen as rregullat e Kanunit dhe as ligjet e shtetit, “ shpjegoi ajo. 

“ Ka ndodhur që janë vrarë gra apo fëmijë. Mendoj se agjensitë e zbatimit të ligjit duhet të bëjnë më shumë dhe se nuk po punojnë sa duhet. “

Gjakmarrja në familjen e Nikos erdhi menjëherë pas krizës së thellë ekonomike në Shqipëri, të shkaktuar nga e ashtuquajtura “skema të shtijeve piramidale”. Kaosi shkaktoi rënie të besimit në institucinet shtetërore dhe gjyqësore.

Familja u ngatërrua në një mosmarrëveshje për tokën me një familje në një fshat afër tyre. Një pjesëtar i familjes së tij vrau një prej fqinjëve. Kjo solli grindje të tjera me komunitetin.

Për pasojë, asnjë prej prindërve të Nikos nuk jeton në shtëpi, duke e lënë atë me gjyshërit afër familjeve të tjera të përfshira në armiqësi.

Zonja Luani na tha se Niko di shumë pak për këtë. “ Ai dëgjon të tjerë që flasin për armiqësinë” Ai vetëm dëgjon në heshtje. Por e shoh që është I zemëruar. Ai e di që është “në gjak”, sic është dhe shprehja, dhe se jeta e tij është në rrezik dhe duhet të bëjë shumë kujdes.”

Kolonel Gjovalin Loka, shefi i policisë për rajonin e Shkodrës tha se po bën gjithcka është ë mundur për të parandaluar gjakmarrjen.

“Kemi hetuar shumë raste vrasjesh të mundshme si pasojë të gjakmarrjes” tha ai “ Dhe kemi ndërhyrë pasi kemi marrë informacion që po bëheshin përgatitje për të thyer ligjin.”

Kolonel Loka gjithashtu tha se njerëzit po e keqërdornin Kanunin duke thënë se: “Njerëz të ndryshëm e interpretojnë si t’ju leverdisë. Nuk është duke u ndjekur siç duhet.”

“Sot ne kemi ligje të shtetit modern Shqiptar – të cilat janë në përputhje me ligjet  Europiane – dhe koha e Kanunit ka kaluar. Vendi i Kanunit tani është vetëm në arkiva.”

Ka një konsensus që reformat e vazhdueshme në shtet dhe sistemin gjyqësor duhet të implementohen me sukses në mënyrë që gjakmarrja të fshihet përgjithonë nga jeta e Shqipatrëve,

Dr, Olsi Lelaj, një studiues në Institutin për Antropologjinë Sociale dhe Studimeve të Artit në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë thotë: “ Nuk është vetëm çështje e të pasurit institucione të forta shtetërore, por të pasurit e një institucioni të drejtë shtetëror. Është cështje drejtësie dhe drejtësie të ndarë kolektivisht.”

Ndërkohë, Zonja Luani vazhdon të jetë e shqetësuar për të ardhmen e Nikos.

“Mendoj se është një problem që mund të zgjidhe nga të gjithë ne. Unë punoj gjithastu me prindërit, sidomos me nënat e këtyre fëmijëve sepse nënat janë ato që u mësojnë fëmijëve të tyre tolerancën, faljen dhe se si të falësh dhe të mos e vazhdosh ciklin e dhunës.”

Andrew Hosken dhe Albana Kasapi - BBC / Përgatiti: TPZ.AL