AKTUALITET, 12 Mars 2019, 09:06

VIDEO/ “O Zot, edhe ju keni skuadër futbolli?” Shikoni si habitet Rama në mbledhjen e organizuar nga FSHF

VIDEO/ “O Zot, edhe ju keni skuadër futbolli?” Shikoni si

Në tryezën e përbashkët për futbollin të organizuar dje nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe kryeministria, nuk munguan batutat mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe përfaqësuesve të klubeve të futbollit.

Rama e ka nisur me administratorin e Orikumit ku është çuditur që edhe kjo zonë ka një klub futbolli, ndërsa ka vazhduar më tej me batutat që ka bërë me presidentin e Skënderbeut, Ardjan Takaj apo administratorin e Kastriotit, Gazmend Vogli.

Sapo administratori i Orikumit, Gëzim Çapoj mori mikrofonin për të folur, ndërhyn Edi Rama dhe i thotë:

“Edhe ju keni skuadër futbolli në Orikum?

Gëzim Çapoj:

“Po”.

Edi Rama:

“O Zot!”

Gëzim Çapoj:

“Ju e dini që unë merrem me futbollin, pasi keni qenë dhe jeni deputeti ynë”.

Edi Rama:

“Nuk e dija që keni klub futbolli, më fal”.