TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, një njeri i angazhuar pothuajse 24 orë me punë, ka nisur që tani përgatitjet për Vitin e Ri. Ai ka urdhëruar vartësit e tij, që të blejnë fishekëzjarre për Natën e ndërrimit të viteve, mes 31 dhjetor 2017 dhe 1 janar 2018.
Lali Eri (ashtu siç para ka qejf ta thërrasin), do ta kthejë Tiranën, në një betejë, pasi ka porositur rreth 20 milion lekë "predha" dhe "mortaja". Tpz.al ka siguruar dokumentet e tenderit që ka hapur Erion Veliaj për të bërë spektakël. Në këto dokumente thuhet se është hapur procedura me objekt “fishekzjarre për festat e fundvitit” me fond limit 2.082.500 lekë. Këto para vijnë nga buxheti i vetë bashkisë, e cila vjel gjobat ndaj automjeteve, ata që parkojnë në vend të gabuar, apo edhe taksat.
Sipas dokumenteve, për të rritur shkallën e sigurisë së personelit të Bashkisë së Tiranës dhe qytetarëve, operatori fishekzjarrët do t’i mbajë gjendje në depon e tij të licencuar dhe do t'i nxjerrë në datën e orën që do të përcaktohet ne kontratë, pra më datë 31 dhjetor 2017, në orën 24.00.
Mësohet se fishekzjarret “predhë” do të lëshohen me grykamortaje prej alumini special. Ndezja e tyre duhet të bëhet elektrike në një distancë jo më pak se 60 m dhe shkalla e rrezikshmërisë jo më pak se 1.4 G. Sasia e barutit të jetë 30 – 35 gr për çdo guackë.
Me këto fishekzjarre, mesa duket Veliaj ka vendosur që t'i vërë flakën kryeqytetin./TPZ.AL/
Sasia e fishekëzjarreve që kërkohet: