TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Athina zyrtare ka reaguar lidhur me shembjen e banesave në Himarë.
Zëdhënësi i qeverisë, Dimitris Tzanakopoulos, është shprehur se: “Po punojmë për mbrojtjen e minoriteteve. Ndjekim me vëmendje ngjarjet në Himarë”
Ndërsa më herët, Shefi i Sektorit të Jashtëm në partinë më të madhe opozitare në Greqi, ka reaguar lidhur me prishjen e ndërtesave në Himarë. Ai i kërkon qeverisë shqiptare të ndalojë çdo veprim kundër pakicës greke.
Në të njëjtën linjë, partia më e madhe opozitare i bën thirrje qeverisë greke që “të avancojë menjëherë në reagime kësaj here rezultative, sa në planin dypalësh, aq edhe në nivel europian, për mbrojtjen e grekëve të Himarës”, siç thuhet në deklaratën për shtyp.
Opozita kërkon që këto reagime të qeverisë greke “të bëhen para nisjes së bisedimeve paketë greko-shqiptare që janë paralajmëruar nga ministria e jashtme e Greqisë”.
Burime diplomatike nuk e përjashtojnë që Athina të komunikojë me Tiranën në rrugë diplomatike, por pa i dhënë publicitet. Dhe kjo, pse nuk dëshiron që të tensionohet sërish atmosfera në prag të takimit të Kretës, që paralajmëroi javën e kaluar ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias.