TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Astrit Patozi, në një postim në rrjetin social facebook, thotë se Lulzim Basha nuk është i aftë të rrëzojë as këtë qeveri që po përpëlitet sepse ai nuk ka shqetësim luftën ndaj krimit dhe drogës, por luftën ndaj armiqve të brendshëm në parti.
Statusi i plotë i Patozit:
HARROJENI TAHIRIN, ARMIKU ËSHTË TJETËR...
Ne mendonim se Lulzim Basha po i mbledh njerëzit këto ditë për t'i organizuar kundër qeverisë, sidomos tani që çështja "Tahiri" i ka rënë opozitës si dhuratë nga qielli. Që në mos e rrëzoftë dot, të paktën t'ia bëjë jetën e vështirë Edi Ramës.
Por edhe pse qeveria është me brekë nëpër këmbë dhe po përpëlitet, këta e paskan hallin në vend tjetër.
Ndiqni raportimet e shtypit për mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Shqetësimi nuk qenka, as droga, dhe as lidhjet e politikës me krimin, por si ta pastrojmë edhe më shumë partinë nga armiku i brendshëm. Pushka top ju bëftë, o trima!
Takova sot një deputet të listës "Basha" dhe i thashë me shaka se qeverinë edhe mund ta rrëzoni, kurse ne "armiqve" nuk na bëni dot gjë më. Sepse nuk keni nga çfarë të na shkarkoni. Vetëm burgu dhe vdekja kanë ngelur, por ato, për fat, nuk i ka në dorë Lulzim Basha.
/TPZ.AL/