AKTUALITET, 31 Tetor 2017, 16:14

Dalin pamjet e Moisi Habilajt në Itali -VIDEO

Dalin pamjet e Moisi Habilajt në Itali -VIDEO

Mëngjesin e së martës, Gjykata e Rivlerësimit e Katanias mori në shqyrtim ankimimet e bëra nga 6 prej 7 të arrestuarve të të ashtuquajturit “Grupi Habilaj”, mbi të cilët rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Ata u arrestuan në aksionin e quajtur “Venti Dei Rosi”. I vetmi nga të arrestuarit që nuk ka kërkuar rishikimin e arrestimit ishte italiani Antonino Riela, i cili sipas dosjes së hetimit rezulton të jetë një nga kontaktet më të besuara në Catania të Moisi Habilajt.

Moisi Habilaj është paraqitur i fundit prpara gjyqtarëve. Me pranga në duar dhe nën masa të rrepta sigurie Moisi Habilaj, i dyshuari si kreu i grupit të trafikut ndërkombëtar është paraqitur përpara tre gjyqtarëve Iarato, Benanti dhe Catena.

Por siç konfirmoi dhe avokati i tij Biagio Maurizio Catalano, Habilaj i ka mohuar akuzat, duke kërkuar lirimin.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=145&v=-lMT3TjY0Ww

Top Channel