TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dritan Zagani i është përgjigjur ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, i cili mbrëmë në një intervistë për Top Story tha se u ndje keq nga kontrolli që i'u bë në banesë, për shkak qe familja e tij u stresua. Zagani ironizon Tahirin duke thënë se ai është ndjere kaq pas një kontrolli të paralajmëruar, ndërkohë që në shtëpinë e Zaganit vërshuan 20 policë të cilët terrorizuan fëmijët e tij.
Statusi i plotë i Zaganit:
E bukur kjo....!
Tahirua na qenka ndjer keq kur i ben kontroll policia..edhe pse e njoftuan nje jave para...edhe pse e moren ne cel qe prit se erdhem...edhe pse ne fund fare i shkuan per kontroll diten per diell dhe me pranine e gjith shtypit...prap ky zotria e tije na qenka ndjere keq dhe se familja e tije e paska perjetu shum rende....!
Mahhh...ore njeri me shume maska qe njehere je luan e njehere lepur...po ti pyete njehere veten tende, ose sejmenet e tu qe mua mi dergove ne ora 01.00 pas mes nate si lukuni hienash 20 veta per kontroll banese,,,,, a mendon ndopak si u ndjene femijet e mi ne ate ore te nates me ate qe ti gatove per ta...dhe qe ishte komplet e jashtligjeshme vetem e vetem qe ti dhe Habilet e tu trafikant te ndjehen fitimtare ndaj ligjeve te shtetit....!
Ti luani i djeshem qe ne nje nate te bukur u ktheve ne lepur...sot me djallezine tende te lige del as me pak e as me shume se nje hiene e zeze ne gjithe sa thua e shpif ndaj meje...ti qe te duket vetja kaq i zoti sa dhe nje nga vendet me humane dhe te drejte ne bote, jepka azil ne kurrizin tend...je qesharak deri ne dhembje...!
TPZ.AL