TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Anëtarët e bandës Habilaj kanë dalë sot përpara gjykatës së Katanias, për t'u përballur me akuzat e trafikut të drogës dhe armëve.
Mësohet se kreu i bandës, Moisi Habilaj ka qenë i pranishëm në këtë seancë.
Në lidhje telefonike me Report TV, avokati i Moisi Habilajt, ka pohuar se brenda datës 3 nëntor Gjykata e Katanias do të shprehet në lidhje me kërkesën për rivlerësimin e masës së arrestit.
“Sot është bërë seanca e prezantimit të kërkesës dhe Gjykata pasi ka dërgjuar palët është tërhequr për të marrë vendimin që pritet të shpallet brenda datës 3 nëntor”, – shprehet avokati italian.