AKTUALITET, 31 Tetor 2017, 18:22

"Gaz Demi vazhdon ndërmjetësimin midis Saimir Tahirit dhe Edvinit"

"Gaz Demi vazhdon ndërmjetësimin midis Saimir Tahirit dhe

Ish kryeministri, Sali Berisha, ka postuar një status në faqen e tij në facebook, ku thotë se Gaz Demi vazhdon të jetë ndërmjetës mes Edi Ramës dhe Saimir Tahirit.

“Por, në rast se dihet se Gazi sot ishte përsëri i dërguari i Saimirit, biseda e zgjatur e tij me Ramën mbetet e errët!”, shkruan Berisha në statusin e tij në Facebook.

Statusi i plotë: 

Gaz Demi vazhdon ndermjetesimin midis Sajmir Tahirit dhe Edvinit!

Punonjesi dixhital informon se sot ne zyren e tij, Edvini pati nje takim me Gaz Demin, ndermjetesin famoz, me te cilin Saimir Tahiri kercenoi naten e Opinionit Ramen per publikimim, ne rast se do ta leshonte, te 5 dosjeve kunder tij dhe narko-pushtetareve te tjere.

Por, ne rast se dihet se Gazi sot ishte perseri i derguari i Saimirit, biseda e zgjatur e tij me Ramen mbetet e erret! sb (Tpz.al)