AKTUALITET, 31 Tetor 2017, 19:53

Zëvendësohet Saimir Tahiri, ja kush i merr funksionet e tij në PS

Zëvendësohet Saimir Tahiri, ja kush i merr funksionet e tij në PS

Blerina Gjylameti është emëruar kryetare e PS për Tiranën. Ndërsa në postin e koordinatorit të bashkëqeverisjes me njerëzit do të jetë Elisa Spiropali.

Lajmi e ka konfirmuar për mediat në përfundim të mbledhjes së kryesisë, kryetari i grupit të PS, Taulant Balla.

Mbledhja e sotme u zhvillua pikërisht për të përcaktuar zëvendësuesit e Saimir Tahirit në postet që ish ministri mbante në PS. Më herët, kryeministri Edi Rama e ka përjashtuar deputetin edhe nga grupi parlamnetar i Partisë Socialiste.

Saimir Tahiri ishte kreu i Partisë Socialiste për Tiranën, dhe Koordinator Kombëtar për Bashkëqeverisjen. Ndaj deputetit Tahiri, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për implikimit të emrit të tij në dosjen e përgjimit të bandës së Habilajve.