AKTUALITET, 31 Tetor 2017, 18:55

Edhe kombëtarja e Kosovës me trajner italian

Edhe kombëtarja e Kosovës me trajner italian

Një trajner italian te Kosova?

Të paktën kështu thotë Rodolfo Vanoli gjatë një interviste për “Tuttomercatoweb Radio”.

“Ka pasur një kontakt me persona afër Federatës për të kërkuar nëse isha i gatshëm. U thashë ‘Po’ me disa kushte, nisur edhe nga fakti se janë një Kombëtare e re dhe është e gjitha për t’u ndërtuar, duhen disa parakushte për të punuar një një farë mënyre.

“Ne teknikët italianë jashtë çojmë filozofinë tonë, do të më jepte kënaqësi ta ndërmerrja këtë hap për ta çuar futbollin kosovar në nivele të rëndësishme;

Gjatë 15 viteve kam mësuar se, gjëja më e rëndësishme është të bësh mirë më skuadrën e madhe. E sigurt është që Kosova është e re dhe ka nevojë para së gjithash për një qendër teknike të federatës.

Kam folur me Behramin për të kuptuar ndonjë dinamikë, si dhe të tjerët si Shaqiri dëshirojnë t’i japin nga një dorë Kombëtares së tyre, janë të gjithë të gatshëm për të bërë mirë”, - përfundon trajneri 54-vjeçar Rodolfo Vanoli, i cili më parë ka drejtuar në Itali dhe Slloveni. Ekipi i fundit i tij është Olimpia Ljubljana.(Tpz.al)