TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Andi Bushati, ka qenë i ftuar në rubrikën "Opinion" në News 24 për të diskutuar lidhur me dorëheqjen e kreut të SHISH, Visho Ajazi.
Sipas Bushatit, dorëheqja e Visho Ajazit ka qenë e negociuar dhe e dakordësuar me Edi Ramën dhe pretendimi i opozitës se Rama e ka detyruar Ajazin të dorëhiqet, edhe për shkak të skandalit Tahiri, është i pavërtetë.
"Ngjarja nuk është ashtu si na e ka përshkruar opozita, se Edi Rama e ka detyruar Visho Ajazin drejt dorëheqjes. Kjo është një dorëheqje e negociuar që është bërë me konsensusin e Visho Ajazit dhe Edi Ramës".
I pyetur për kandidaturën e propozuar nga kryeministri Rama, Bushati tha se nuk dihet ende nëse Presidenti Meta do ta dekretojë këtë kandidaturë, por sipas Bushatit, kryeministri dhe Presidenti kanë detyrimin të mbajnë qëndrim për këtë kandidaturë.
"Nuk kemi ende një njeri të emëruar. Kushtetuta e Shqipërisë thotë qartë se shefi i shërbimit propozohet nga kryeministri dhe miratohet nga Presidenti. Ka një lloj hezitimi nga Preisdenca për ta miratuar apo refuzuar kandidaturën e Bendos. Shefat e shërbimeve nuk flasin, por kryeministri që propozon një kandidaturë të re nuk mund ta kalojë në heshtje. Presidenti i Republikës edhe nëse e pranon apo refuzon, nuk mund ta kryej aktin e tij në heshtje. Nuk jemi në një botë spiunësh. Përfaqësuesit politikë duhet të mbajnë qëndrime", u shpreh Bushati.
I pyetur nga gazetarët lidhur me zërat që qarkullojnë se kandidatura e Bendos ka mbështjetjen e amerikanëve, Bushati tha se do të ishte absurde që një subjekt i huaj të përzgjedhë njerëzit që do të drejtojnë institucionet në Shqipëri.
/TPZ.AL/