AKTUALITET, 31 Tetor 2017, 17:56

Dedja: Kam dobësi për Lushnjën, bashkë e mbajmë në Superligë

E ka drejtuar edhe më parë dhe i ka siguruar mbijetësën.

Hysen Dedja është zyrtarisht trajneri i ri i Lushnjës.

"Pas Shkodrës, Lushnja është ekipi i dytë që kam më shumë dobësi. Do të luftojmë për të qëndruar në Superiore”, ishin fjalët e teknikut të mirënjohur shkodran.

Dedja pason në bankinë Artan Banon, ndërsa ekipi mbyll tabelën e renditjes së Kategorisë Superiore.

Ndeshja e parë e Dedjes është ajo kundër Luftëtarit në Gjirokastër, që po ashtu ka pesë pikë sa lushnjarët dhe ka ndërruar trajnerin.

(Tpz.al)