TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emsionin "Studio e Hapur" në News 24, ka folur për situatën e krimit të organizuar në vend, duke u ndalur tek ngjarje e fundit e Elbasanit. Hoxha u shpreh, se pasi ka folur në media për rastin konkret, por edhe për ngjarje të tjera lidhur me këtë grup kriminal që operon në Elbasan, ka marrë kërcënime për jetën.
" Krimi merr kurajon të kërcënojë qytetarët, median dhe policinë, kur i ka krahët e ngrohta" u shpreh Hoxha.
Gazetari Hoxha tha se ky grup kriminal kontrollon thuajse të gjithë territorin në Elbasan, dhe ka ndikuar në fushatën elektorale. Sipas Hoxhës, media nuk i ka raportuar keto incidente për shkak se gazetarët janë të frikësuar. /TPZ.AL /