AKTUALITET, 12 Mars 2019, 12:50

U shfaq si ekselente në takimin me Ramën, rrjeti nxjerr zbuluar “studenten”; punonjëse prej tre vitesh në Bashkinë e Tiranës

U shfaq si ekselente në takimin me Ramën, rrjeti nxjerr zbuluar

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me studentët ekselentë, lidhur me ‘Paktin për Universitetin’ dhe fituesit që bëhen pjesë e administratës publike.

Disa prej tyre dhanë ide mbi këtë platformë, ndërsa tërhoqi vëmendjen njëra prej vajzave e prezantuar si studente ekselente që fitoi një vend pune fale rezultateve ekselente.

Enkelana Shala u prezantua si një prej studentëve që fitoi një mundësi punësimi në administratë fale ‘Paktit për Universitetit’ siç na e prezanton kryeministri, por rrjetet sociale i nxjerrin zbuluar.

Siç duket, në profilin e “studentes” rezulton se vajza nuk ka filluar punë së fundmi, por është e punësuar në Bashkinë e Tiranës që prej vitit 2016, si juriste./politiko.al/