AKTUALITET, 13 Nëntor 2017, 11:46

PS kërkoi shkarkimin e tij nga KQZ, Zguri: Nuk merrem me deklarata politike

PS kërkoi shkarkimin e tij nga KQZ, Zguri: Nuk merrem me deklarata politike

Kreu i KQZ-së Klement Zguri foli në një prononcim për mediat pas kërkesës së PS-së për shkarkimin e tij.

“Që dje, në një deklaratë timen kam kërkuar të ruaj statusin tim te funksionarit publik. Kush është institucioni që vlerëson një vendim të KQZ, nëse është apo jo i ligjshëm. Në dijeninë time asnjë subjekt nuk e ka ankimuar vendimin. Është Kolegji Zgjedhor dhe Gjykata Administrative. Fakti që nuk ankimohet do të thotë se ai vendim në brendësi pranohet. Nuk merrem me deklaratat politike”, tha Zguri.

Kujtojmë që Klement Zguri erdhi në krye të KQZ-së si rrjedhojë e paktit parazgjedhor Rama-Basha, i cili tashmë duket i destinuar të zhbëhet. /TPZ.al/